Ushtria izraelite arreston 10 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 10 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë izraelite, 10 palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës me pretendimin se “janë përfshirë në aktivitete terroriste”.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendra të arrestit për t’u marrë në pyetje.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë, përfshirë 270 fëmijë dhe 430 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga një deri në 6 muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.