Ushtria izraelite arreston 7 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite të mërkurën vonë arrestoi shtatë palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor, bën të ditur përmes një njoftimi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria pohon se palestinezët janë arrestuar nën dyshim për përfshirje në “aktivitete terroriste”.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin për palestinezët “që janë në kërkim”.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, më shumë se 6.300 palestinezë janë duke u mbajtur në objektet e paraburgimit në të gjithë Izraelin.