Ushtria izraelite goditi me artileri një kullë ushtarake në jug të Rripit të Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, automjetet që i përkisnin ushtrisë izraelite kanë hyrë në tokat palestineze në pjesën lindore të Khan Younis në jug të Gazës.
Forcat e ushtrisë bombarduan me predha artilerie kullën ushtarake, e cila është nën kontrollin e forcave të Ministrisë së Brendshme në Gaza.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se “një mjet shpërthyes shpërtheu pranë forcave izraelite që kryenin aktivitete ushtarake në zonën e sigurisë në kufirin e Gazës”.
Në deklaratë thuhet se pas incidentit, i cili nuk shkaktoi humbje jete apo plagosje, tanket e ushtrisë bombarduan një pikë të Hamasit.
Autoritetet palestineze ende nuk kanë dhënë deklaratë për këtë çështje.