Ushtria izraelite sulmon me raketa Sirinë

Ushtria izraelite brenda natës ka kryer sulme ajrore dhe raketa në Siri, duke shkaktuar dëme pranë një pozicioni ushtarak, tha ushtria siriane në një deklaratë.

Ushtria e Izraelit ka kryer disa sulme të ashpra ndaj ushtrisë siriane dhe aleancës së saj libaneze Hezbollah që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.

Forcat izraelite kryen sulme në zonën Qutayfeh në verilindje të Damaskut, duke shkaktuar reagim nga ushtria siriane, e cila “goditi një prej avionëve të saj”, ka thënë se ushtria siriane.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Britani, tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër depot e armëve siriane dhe Hezbollahun.

Izraeli grabiti nga Siria 1,200 kilometra katrorë në rajonin Golan, gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967.

Në muajin dhjetor, avionët luftarakë izraelitë bombarduan zonat pranë Damaskut, duke përfshirë një qendër kërkimore shkencore dhe depot ku janë pajisur armët dhe municionet e regjimit dhe aleatëve të saj, tha Observatori.

Në shtator, sulmet izraelite goditën një depo armësh nga aeroporti i Damaskut, duke synuar një depo që i përket Hezbollahut.

Izraeli rrallë konfirmon këto sulme, por ka pranuar se ka kryer sulme kundër kolonave të armëve të destinuara për Hezbollahun.

Në muajin nëntor, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli do të ndërmarrë veprime ushtarake në Siri kur ta shihte të arsyeshme.

Lufta në Siri ka vrarë 340,000 njerëz dhe ka zhvendosur miliona që kur filloi në vitin 2011, pas shtypjes brutale të protestave anti-qeveritare. /MESAZHI/