Valdete Daka në QNR, përcjell numërimin për Dragashin dhe Rahovecin

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

Për ta përcjellë rinumërimin në këto komuna dhe numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit, në QNR ishte edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Edhe ekipi i PZAP-së është në QNR, ku do t’i bëjnë hetimet për Istog dhe Kllokot.