Valmir Veliu kalon nga Llapi te Gaziantep

Valmir Veliu ka bërë një hap të madh në karrierë, pasi nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi llapjan.

Klubi nga Podujeva e falënderoi lojtarin për kontributin e tij gjatë periudhës së tij me Llapin.

Ende nuk dihet se për sa sezone ka nënshkruar kontratë kosovari për ekipin turk, pasi ata nuk kanë dhënë detaje.