Vazhdon përhapja e zjarrit në Shqipëri

Përveç situatës së rënduar nga flakët pranë Shëngjinit, të cilat vazhduan edhe gjatë natës me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për t’i shuar, zjarri ka përfshirë edhe zonën e Harunasit në qytetin e Gramshit.

Rasti është përcjellë në “Ti Raporton” në Top Channel nga një person mëngjesin e së shtunës, i cili ka dërguar pamje, ndërsa shprehet se janë njoftuar edhe zjarrfikëset, por kanë thënë se nuk kanë mjete në dispozicion, të paktën sipas këtij personi.

Zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar, ku duket e vështirë ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.