Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Duhël të Suharekës në rrethana ende të panjohura ka mbetur i vdekur një mashkull nga plagët e marra prej të shtënave me armë zjarri.

“Në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.