Vdes 22 vjeçari që ra nga kati i 7-të

Gentrit Krasniqi 22 vjeçar nga fshati Tërpezë e komunës së Malishevës, ka vdekur sot në QKUK, pasi ra aksidentalisht nga kati shtatë i banesës. teksa punonte në një kompani private të ndërtimit.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në rrugën B në Prishtinë , ku sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Burime të Tribuna Channel tregojnë se kompania ndërtimore private ku punonte i ndjeri quhet “Delloni”

E në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe thuhet se rasti është duke u hetuar.