Një grua e moshës 78 vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Ponoshec të Gjakovës, njofton Klan Kosova.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakove, Albin Sahatqija, i cili ka thënë se edhe dy persona të tjerë janë të lënduar.
“Mund të konfirmoj se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti një grua e moshës 78 vjeçare ka ndërruar jetë kurse dy të tjerë kanë marrë lendime të lehta”, ka thënë Sahatqija.
Komandanti Sahatqija më tutje ka treguar edhe shkaqet që çuan deri te ky aksident.
“ Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit “Mercedes” që po drejtohej nga një person i moshës 75-vjeçare ka bërë kyçje të pasigurtë në rrugën kryesore të fshatit Ponoshec, me ç`rast është goditur nga automjeti tjetër që po lëvizte nëpër rrugën kryesore. Si pasojë e goditjes pasagjerja që gjendej në veturën “Mercedes” ka vdekur”, konfirmon Sahatqija.
Ai ka thënë se kryeprokurori dhe hetuesit policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer matjet e nevojshme, në konsultim edhe me kryeprokurorin trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.







