Vdes astronauti i njohur amerikan Bruce McCandless

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçari astronauti amerikan, Bruce McCandless, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë i palidhur.

Gjatë misionit  të vitit 1969 “Apollo II”, McCandless luajti rolin e komunikuesit të kontrollit të misionit për Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, që ishin njerëzit e parë që ecën në Hënë.

McCandless ka bërë histori në vitin 1984, si astronauti i parë që fluturoi i palidhur në hapësirë/Ora News