Vdes këmbësori në Prizren

Një këmbësor ka vdekur në autostradë në veri të Prizrenit, pasi i njëjti është goditur nga automjeti i një të dyshuari. Ky i fundit është arrestuar, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret.