Vdes një person në lagjen “Mati”, ra nga ndërtesa

Një person ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati” në Prishtinë, mëngjesin e së mërkures.

Sipas Policisë, personi ka rënë nga një ndërtesë.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Policia.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.