Vedat Muriqi shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Mallorcas ka barazuar 3 me 3 ndaj Valladolid në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.

Ishte ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që shkëlqeu në këtë ndeshje me dy golat e tij.

Muriqi shënoi dy gola, por shënimi më i vlefshëm ishte ai i minutës së fundit nga pika e bardhë e penalltisë që i dha skuadrës së tij një pikë të madhe si mysafir.

Sulmuesi kosovar u shpall lojtari i ndeshjes nga La Liga. Ai pati notën 8.5 sipas sajtit ‘Sofascore’. Kujtojmë që me dy gola sot, Muriqi shkon në kuotën e 12 golave në La Liga këtë sezon./La