Vendoset linja e rregullt buxhetore për viktimat e dhunës seksuale

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, ku u diskutua për gjendjen e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit ministri Hamza tha që nga dita e marrjes së mandatit kanë vendosur prioritet trajtimin e kësaj kategorie.

“Përveç vendimeve të mëdha që kemi marr këtë vit për ta ndihmuar këtë kategori, ne gjithashtu kemi vendosur në Buxhetin e vitit 2018, i cili është aprovuar dje në Qeveri të Kosovës, një linjë të rregullt buxhetore për sa i përket trajtimit financiarë të kësaj kategorie”, tha ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se është i përkushtuar në marrjen e veprimeve dhe vendimeve tjera, për t’i adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe do ta trajtojë këtë kategori me prioritetin më të lartë.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tha se ky kompensim nuk do të thotë anashkalim i të gjitha atyre vuajtjeve që kjo kategori kanë pasur, po mbi të gjitha përmes këtij kompensimi shteti po tregon që përkujdesjet.