Shumë nga personalitete të shquar dhe aq të rëndësishëm që jetuan në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, që i kontribuuan jetës kulturore, sociale e politike qoftë osmane e më pas edhe asaj turke kishin origjinë nga viset e ndryshme shqiptare. Ndonëse roli i tyre nuk mund të reduktohet vetëm në një shtresë identitare, ata ngelin dysi ndërmjet asaj çfarë janë për nga origjina dhe që i përkasin për nga vepra.
S’do mend se i kësaj natyre ishte edhe figura e përndritur e poetit dhe shkrimtarit të madh me origjinë nga fshati Shushicë e Pejës, hartuesi i himnit kombëtar turk “???????? ????̧?”, Mehmet Akif Ersoj.
Se ai ka qenë i lidhur me vendin e origjinës së tij po e sjellim një varg poetik që ai me aq shumë dhimbje ia kushtoi Kosovës:
?̧’?̈?ℎ??̈ ??? ???ℎ?̈ ? ?ℎ?????̈ ??̈ ????? ???? ????
? ??̈ ??? ??ℎ?? ? ℎ??ℎ?̈?????
‐ ? ?’? ???ℎ? ??????!
?? ?? ???? ?? ???ℎ???
??, ??ℎ? ??? ?’? ???ℎ, ?? ??̈ ??????̈,
?’?? ??̈??̈ ??? ??? ??? ???̈????? ? ??̈?????!
Kësaj radhe për ta njohur më për së afërmi veprimtarinë e tij prej shkrimtari dhe poeti, Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Turqisë, në krye me kryetarin e saj prof. dr. Numan Kurtulmush, lexuesit shqiptar ia sjell veprën poetike të Mehmet Akif Pejanit ??????? – ?????̈?. Kjo paraqet nder dhe respekt që ky Kuvend ia bën kombit dhe kulturës shqiptare.
Organizimi i projektit për përkthimin, redaktimin profesional, redaktimin gjuhësor dhe përgatitjen teknike është realizuar nga SHB Logos-A nën përkujdesjen e Adnan Ismailit.
Në fakt ky botim që tani e keni në duar është ribotim i të njëjtës vepër botuar vite më parë nga kjo vatër botuese.
Vepra ??????? – ?????̈?, e cila në kuadër të këtij botimi të formatit të madh me rreth 550 faqe, që ngërthen shtatë libra dhe 2 shtojca, paraqet shkrimet, ligjërimet dhe poezitë e Mehmet Akifit për zhvillimet e kohës në të cilën ai jetoi. Konsiderojmë që kjo vepër sublime mund të shndërrohet në objekt hulumtimi e studimi për profilet e ndryshme shkencore, duke filluar nga ato letrare, historike, sociologjike, etj.
Njëherit duhet potencuar që botimi i kësaj vepre paraqet përmbylljen e veprimtarisë sonë botuese për vitin 2024.
?????-?
?????̈???? ???ℎ???…







