Verona fiton ndaj Fiorentinas, Rrahmani vazhdon me përformanca mbresëlënëse

Hellas Verona ka marrë një fitore të madhe përballë Fiorentinas me rezultat minimal.

Skuadra e Amir Rrahmanit fituan 1-0 ndaj ‘Violëve’ falë golit të Samuel Di Carmine (66′), që tash renditen në pozitën e 9 me 19 pikë.

Mbrojtësi kosovar edhe këtë takim dhuroi një përformancë të jashtëzakonshme, ku u vlerësua me notën 7.7, shkruan lajmi.net.

RRrahmani pati 3 goditje dhe kishte 79 për qind saktësi të pasimeve.25-vjeçari fitoi 6 duele ajrore, njëkohësisht ai prinë në Serie A si lojtari me më së shumti duele ajrore të fituara.

Futbollisti nga Drenica gjithashtu bëri edhe tre ndërhyrje të suksesshme, për ta kompletuar një ndeshje shembullore.