Verona luan baras me Udinesen, paraqitje e mirë e Rrahmanit

Verona dhe Udinese kanë ndarë pikët, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

Veriorët luajtën në udhëtim tek Udinese, ku nuk arritën të marrin më shumë sesa një barazim pa gola, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, për 90 minuta luajti edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili pati paraqitje solide.

Me këtë barazim, Verona shkon në 35 pikë, për pozitën e gjashtë në tabelën e Serie A.

Udinese në anën tjetër numëron 26 pikë, në pozitën e 14-të.