Vështirësohet përdorimi i aplikacionit Android që komunikon me iMessage, nevojitet një kompjuter Mac

Me përditësimin e ri, i cili do të vijë ditën e sotme, Beeper do të fillojë të gjenerojë të dhëna unike regjistrimi për përdoruesit e saj.

Beeper, një aplikacion që sjell iMessage tek përdoruesit Android, po implementon një rregullim që thotë se përdoruesit më pas do të fitojnë qasje në shërbim pasi Apple e bllokoi.

Megjithatë që të implementohet ky rregullim, duhet të keni një kompjuter Mac ose një mik në Beeper që ka një kompjuter Mac.

Përmes një postimi në Reddit, kompania shpjegoi se kur përdoruesit lidhen me iMessage në Beeper, duhet që të dërgojë një informacion identifikues quajtur “të dhëna regjistrimi” nga një kompjuter Mac i vërtetë.

Deri më sot kompania ka përdorur serverët e saj Mac për të ofruar këtë, por thotë se Apple ka ndërhyrë duke bllokuar shërbimin sepse mijëra përdorues të Beeper kishin të njëjtat të dhëna regjistrimi.

Me përditësimin e ri, i cili do të vijë ditën e sotme, Beeper do të fillojë të gjenerojë të dhëna unike regjistrimi për përdoruesit e saj.

Kompania tha se kjo e bën lidhjen shumë të qëndrueshme. Beeper pretendon se nëse keni një mik në aplikacionin Beeper që ka një Mac, mund tu kërkoni për të përdorur të dhënat e tyre të regjistrimit.

Beeper tha se 10 deri në 20 përdorues mund të përdorin të njëjtat të dhëna regjistrimi.