Me këtë mjet turistët zbulojnë historinë e një qyteti të mrekullueshëm dhe shpirtin e bukur të italianëve
Në zemër të Romës, një qytet ku historia jehon në çdo cep, një gjë që të rrëmben me të vërtetë shpirtin e këtij vendi të përjetshëm është Vespa. Kjo nuk është vetëm një mënyrë për të lëvizur; është një simbol i shpirtit të Romës, duke tërhequr njerëz nga e gjithë bota për të përjetuar sharmin e saj.
Turistët si Jeff Smith dhe Preston Petrosie, të cilët erdhën nga Teksasi, nuk mund t’i rezistonin joshjes së Vespa-s. Duke hipur mbi këto skuterë elegant, turistët ndjehen si të famshëm ndërsa njerëzit shkrepnin foto.
Jeff Smith: Vespat janë mjete shumë të bukura. Shikoni këtë! Ndërsa ne zbresim nga kalldrëmet dhe kalojmë pranë, të gjithë ata na përshëndesin me dorë, fishkëllejnë dhe të bërtasin “përshëndetje”. Ata shikojnë dhe bëjnë foto dhe video dhe mendojnë se Vespa është një ndër motorët më të bukur. Kjo është argëtuese teksa njerëzit na shikojnë dhe ndihemi si në qendër të vëmendjes ndërsa kalojmë nëpër Romë.
Për Preston, udhëtimi më një Vespa është një adrenalinë, që të ndryshon humorin dhe njëkohësisht zbulon historinë e një qyteti të mrekullueshëm siç është Roma dhe shpirtin e njerëzve të bukur italianë.
Preston Petrosie: Epo, turneu i Vespa-s ishte diçka për të cilën unë isha shumë i interesuar të vija dhe kështu që kur mbërrita këtu në Romë rezervova në fakt një muaj përpara. Adrenalinë e vërtetë teksa zbrisja nëpër rrugët me kalldrëm, ndjeja gungat, shikoja vendasit dhe nga kjo marr përvojën më të bukur nga të Italia. Kjo është ajo që më solli në turneun e Vespa-s.
Në këtë aventurë i udhëhoqi Alessio Casu, një apasionuar pas Vespa-s dhe që organizon guida turistike në ‘Vespa Sidecar Tours’ që sipas tij është një ëndërr e bërë realitet.
Alessio Casu: Vespa ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, kur isha adoleshent, në vitet ’70, nuk kisha mundësi të blija një Vespa. Tani më në fund e gjej veten duke bërë punën më të mrekullueshme në botë me këtë mjet. Vespa është mënyra më e mirë për të bërë punën time.
Giuseppina Serra, është gruaja e parë që ka bërë turne në Spanjë me një vespa vintage. Vespa e saj nuk është si çdo skuter, pasi ajo e cilëson si një vepër arti. Ana e Vespës së saj përmban një pikturë të veçantë të dy qenve të saj dhe Koloseut të famshëm në Romë.
Për më tepër, ajo është e mbuluar me pulla të vogla të atraksioneve të bukura të Romës, gjë që është një traditë pë rata që përdorin Vespa.
Giuseppina Serra: Është një ikonë sepse tregon të kaluarën, sepse kur ndalem për të folur me dikë ose kur pi një kafe, takoj gjithmonë dikë që thotë ‘gjyshi im kishte një vespa’ ose ‘babai im kishte një vespa’. Vespa është pjesë e secilit prej nesh.
Ajo hipi për herë të parë në një vespa klasike të vitit 1974, të cilën e quan me dashuri “VesPina” (një përzierje e Vespa-s dhe pseudonimit të saj, Pina).
Giuseppina Serra: Vespa nuk është vetëm për burrat por edhe për gratë, tregon shpirtin e lirë për të udhëtuar. Shpesh njerëzit më pyesin nëse jam e çmendur. dhe pyes veten se si mund të kem udhëtuar 7000 kilometra. Përgjigja ime është gjithmonë ‘ulem dhe i jap gaz dhe ajo kujdeset për pjesën tjetër.
Udhëtimi i saj nuk ishte vetëm një odise personale, por një dëshmi e qëndrueshmërisë së grave në botën e udhëtimeve aventureske. Për shumë turistë Vespa përfaqëson Italinë. Në Romë dhe qytete të tjera italiane, nëse nuk dikush nuk ka Vespa, tregon se nuk është Italian. Ky lloj mjeti përfaqëson një gëzim, liri, dëshirë për të udhëtuar dhe eksploruar.
Emri Vespa do të thotë grenzë në italisht nisur nga zhurma që bën kur ajo ndizet. Nga ana tjetër përdorimi i saj u ka dhënë miliona italianëve lirinë e tyre. Vespat e para u prodhuan nga kompania Piaggio në 1946 pas Luftës së Dytë Botërore, kur Italia kishte kufizuar rëndë industrinë e saj të avionëve.
Piaggio ndërtoi më pas Vespa-t, që në atë kohë ishte si një motor i thjeshtë me të cilën njerëzit kryen detyrat e përditshme, ndërsa sot ajo është mjaft e modernizuar që për shumë italianë përfaqëson vetëm Italinë.
Klan News