VIDEO EKSKLUZIVE – Ana E Errët E Pavarësisë

Me 17 shkurt 2008 lindi një shtet i ri në botë, një shtet me një elitë të pa edukuar.
Shteti i Kosovës me shpalljen e Pavarësisë nuk është bërë i pavarur, elita politike në vend se ta bashkoi teritorin e vendit ajo ka bërë ndarje sistematike të Kosovës.

Qeveria e shtetit të Kosovës prej themelimit e deri me sot nuk ka pasur guximin që një herë të thotë se ngal, nuk jemi ne që kemi bërë krime dhe gjenocid mbi popullin e serb dhe nuk kemi shkuar në Serbi që të bëjmë spastrim etnik.

Serbia edhe pse nuk e pranon gjenocidin që e ka bërë mbi popullin shqiptarë, sot ka raporte shumë të mira Diplomatë të huaj se Kosova, dhe shtiret si një viktimë e luftës në Kosovë.

Rruga deri në Mvarësinë e Shtetit të Kosovës:

Me ndërmjetësimin e Presidentit Atihsari zhvilluan bisedime në Vjenë të Austrisë në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Sipas kësaj rezolute Kosova pranohet si shtet i pavarur me një mbikëqyrje të përkohshme ndërkombëtare. Iniciativa këtyre shteteve ishte rruga me e mirë e përfundimit të statusit të Kosovës pasi që në këtë mënyrë Kosova menjëherë do të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara. Dështim i këtij projekti politik, detyroi Kuvendin e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme, me 17 shkurt 2008 shpalli Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran.

Kosova shtet të pavarur dhe sovran, përmes deklaratës pasqyron vullnetin e popullit të Kosovës, ashtu si dhe rezoluta e cila nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe Propozimin e tij gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Me 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Duke garantuar mbrojtjen dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijimin kushteve e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. Përmes kësaj Deklarate, Kosova si Shtet i Pavarur pranon plotësisht obligimet nga Plani i Ahtisarit, në zbatim të plot të obligimeve, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

Në këtë mënyrë Kosova më vonë, përmes Kushtetutës së sajë si aktin më të lartë normative dëshmoj se ishte e vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet, duke u përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit. Duke siguruar që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje.

Mirëpo sot Kosova edhe pas 10 viteve Pavarësi vazhdon të jetë një prind i pa edukuar për familjen e saj, dhe me një elitë tatalisht të shthurur dhe të kapur ngusht për pozita dhe biznese, e kanë bërë popullatën shqiptare që të mos kenë edhe një pikë krenarie për Pavarësinë.

Sot kemi dhjetra parti shqiptare të përqara në publik dhe të bashkuara në pazare për pozita e ministri. Qytetarët edhe pas 20 viteve liri ende nuk ndjehen të sigurt prej politikbërjes jo profesinale dhe bastardizuese në çdo aspekt.

Vrasje, vetëvrasje, krime, vjedhje, shantazhe uzurpime e çka tjetër nuk ka ndodhur në keto 10 vite./FRONTI