Ivan Balliu fiton derbin kuqezi me Myrto Uzunin në kuadër të javës së dytë të La Ligas. Rayo Vallecano triumfoi (0-2) në fushën e Granadas me të dy golat të shënuar në fundin e sfidës (75’ dhe 79’) në momentin kur vendësit po tentonin me të gjitha forcat për të rrëmbyer fitoren.
Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Alvaroi Garcia, pas një asisti perfekt me thembër të Lopez.
Vetëm katër minuta më vonë, Ciss shënoi një tjetër gol shumë të bukur, pas pasimit të dhënë nga de Tomas.
Vendësit e humbën durimin, reflektuar në minutën e 86-të me kartonin e kuq për Puertas. Uzuni pati një mundësi pët të shënuar në shtesë, por goditja e tij u kontrolluar nga portieri.
Dy humbje radhazi për Granadan e sapongjitur në elitë, dy fitore për Rayon madje me të njëjtin rezultat 2-0 (mposhti në javën e parë Almerian në transfertë).








