Villareali në finale të Europa League, eliminon Arsenalin

Arsenal dhe Villareal janë përballur në kuadër të gjysmëfinales së Europa League

Në ndeshjen e parë, Villareali kishte triumfuar me rezultatin 2-1.

Por, në “Emirates”, ishte një ndeshje më e barazpeshuar dhe më e mbyllur.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, rezultat që i konvenonte Villarealit.

Në pjesën e dytë, Arsenali mori iniciativën dhe tentoi të shënonte, por që nuk patën sukses në shfrytëzimin e disa rasteve të mira.

Në anën tjetër, Villareali qëndroi mirë dhe rrezikonte përmes kundërsulmeve.

Arsenali me gjithë ndryshimet që bënë, nuk arritën të shënojnë gol.

Tani, Villareali do të ketë përballë skuadrën e Manchester United në finale të Europa League