Vjosa Osmani: Lindja e ndryshimit s’është e lehtë – s’ka asgjë që na ndalë

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se që nga fillimi ishte angazhuar pa asnjë interes personal për ta bërë realitet koalicionin LDK – LVV.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se rrugës do të hasin në vështirësi, me të cilat duhet të merren kundër të cilave duhet të luftojmë.

“Krijimi i institucioneve asnjëherë nuk ka qenë një punë e lehtë dhe një proces i thjeshtë. Kjo komplikohet edhe më tepër kur krijimi i institucioneve nënkupton edhe ndryshim të epokave. Që nga fillimi jam angazhuar pa asnjë interes personal për të bërë realitet koalicionin LDK – LVV, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ky ishte vullnet qytetar”.

“Ky ka qënë edhe obligim të cilin e kam marrë prej mbi 200 mijë votave që i mori LDK në zgjedhjet e fundit. Kjo ishte një porosi e qartë për mua dhe për partinë që të ndryshojmë vendin. Marrëveshja që është nënshkruar sot në mes të kryetarit Mustafa dhe kryetarit të LVV’së Kurti ishte një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Ata ka muaj që po e pritnin një marrëveshje të tillë”, ka shkruar Osmani.