Volkswagen ul në mënyrë drastike çmimin për modelin ID.4 në Kinë

Si pjesë e një promovimi të ri, sipërmarrja e përbashkët e Volkswagen në Kinë FAW-VW, ka ulur në mënyrë drastike çmimet për modelin ID.4.

SUV-i elektrik tani fillon nga 20 mijë dollarë.

Kur Volkswagen e lansoi modelin ID.4 në Kinë në janar të vitit 2021, prodhuesi e prezantoi me një çmim prej 26,700 dollarë.

Prodhuesi gjerman i automjeteve bën biznes në rajon përmes dy sipërmarrjeve të përbashkët (Joint Ventures JV) – që quhen SAIC-VW dhe FAW-VW.

Aleancat e biznesit shesin dy versione të modeleve elektrike të Volkswagen ID.4 dhe ID.6.

Kur VW lanson një model të ri, shpesh të dyja sipërmarrjet do ta prodhojnë atë në Kinë me emra të ndryshëm modelesh.

Derisa FAW-VW prodhon modelet ID.4 CROZZ dhe ID.6 CROZZ, sipërmarrja tjetër SAIC-VW shet modelet ID.4 X dhe ID.6 X. Sipërmarrjet gjithashtu lansuan kohët e fundit sedanët elektrikë ID.Next (SAIC-VW) dhe ID.7 Vizzion (FAW-VW).

Volkswagen me FAW njoftuan uljen e çmimeve për modelin ID.4 në Kinë pasi tregu më i madh në botë i automjeteve elektrike nxitet me konkurrencë të re dhe presion mbi çmimet.