Voton kryetarja e KQZ-së, kërkon nga komisionerët që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hapur procesin e votimit në qendrën e Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Daka me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për këtë proces zgjedhor.

“I ftoj qyterarët e Kosovës me të drejtë, të votijnë. I ftoj të gjithë komisionerët e subjekteve politike që mos ta keqpërdorin pozitën e tyre, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojnë botës se edhe ne jemi pjesë e demokracisë. Deri më tani nuk kemi ndonjë problem të paraqitur”, ka thënë Daka.