Ballina Lajmet Kosovë Vrasja në Dragash, Prokuroria: I dyshuari ka pasur çrregullime mendore, ishte i...

Vrasja në Dragash, Prokuroria: I dyshuari ka pasur çrregullime mendore, ishte i përfshirë në raste të dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e nënës në Restelicë të Dragashit ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të dhunës në familje.

Prokuroria ka njoftuar se këto raste janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse

“Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, ka njoftuar Prokuroria.