Vritet një person më Prishtinë

Një person është vrarë para pak minutash në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur te shkolla ‘Teknike’.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar kryeprokurori i Porkuorisë Themelore, Imer Beka.

“Sapo na njoftuan, prokurorja po shkon në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur te Shkolla Teknike në Prishtinë. Viktima është 27 vjeç. Nuk dihet motivi”, tha Beka.