Sipas rezultateve të para të kompanive të sondazheve ”Ipsos Serbia/Cesid, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka fituar 59,5 për qind të votave, që është më shumë se 50 për qind e nevojshme për fitoren në raundin e parë, sipas novosti.sr, cituar nga agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG.
Në vendin e dytë u rendit Zdravko Ponos me 17,3 për qind të votave.
Kandidatët e tjerë kanë marrë përqindje njëshifrore.
Për herë të parë Aleksandar Vuçiç i fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2017. /atsh




