Vuçiq në KS të OKB-së: Taksa 100 për qind ka mbytur çdo lloj tregtie Kosovë-Serbi

Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i frikësuar për të ardhmen e popullit serb në Kosovë.“Jemi në një situatë e vështirë më të cilën po përballemi çdo ditë e më shumë në sipërfaqen e Kosovës, duhet ta them se jam shumë i brengosur dhe pak i frikësuar për të ardhmen jo vetëm të popullit tim por edhe për të gjithë rajonin”, është shprehur Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, Serbia ka bërë përpjekje tejet të mëdha për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke u përmbajtur nga reagimi prej provokimeve që vinin nga Prishtina.

“Serbia siç mund ta dini ka bërë gati çdo gjë që është dakorduar deri tash në Bruksel. Kemi nënshkruar marrëveshjen e parë në prill të vitit 2013 Serbia i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet edhe pse ka qenë tejet e vështirë por ne e kemi nënshkruar dhe përmbushur. I vetmi që është dashur të përmbushet nga Prishtina ka qenë formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe sot janë bërë 2070 ditë që kanë kaluar dhe ende nuk është realizuar”, ka theksuar presidenti serb.

Tutje, ai ka thënë se Kosova e ka fajësuar Serbinë për mos anëtarësim në INTERPOL thuajse Serbia është dashur ta punoj në favor të kësaj çështje.

“Kur e panë që audienca shqiptare reagoi mirë në tarifën 10 për qind e rritën atë tarifë në 100 për qind me këtë ata kanë mbytur çdo llojë tregtie mes Serbisë dhe Kosovës duke vënë në rrezik tërë komunitetin serb në Kosovë, pasi është e vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë”.