Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të filloj grevë urie

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të filloj grevë urie

Aleksandar Vuçiq, kryetar i grupit parlamentar “Serbia po fiton”, ka deklaruar se në rast të ndonjë përpjekjeje për arrestimin e tij do të fillojë grevë urie, duke pretenduar se kjo do të çonte në daljen e një milion njerëzve në rrugë, transmeton Anadolu.

Duke folur për Listën Studentore, e cila ka shumicën në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq tha se “për ta e vetmja gjë e rëndësishme është se si t’i bëjnë dëm dikujt që e urrejnë”.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo të largohet, si dhe përsëriti se në rast të një përpjekjeje për arrestimin e tij do të fillojë grevë urie, gjë që, sipas tij, do të nxiste daljen e një milion njerëzve në rrugë.

“Dhe çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në momentin që kjo të ndodhë? Unë nuk jam Marinika (Tepiq) apo Bosko (Obradoviq), që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Për mua nuk ka asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, tha Vuçiq gjatë një paraqitjeje në televizionin Pink.