VV-ja përkrah protestën kundër Lumezit, por kërkon edhe dorëheqjen e Haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje do ta përkrahë protestën e sotme të thirrur nga shoqëria civile për shkarkimin e Aleksandër Lumezit dhe për një vetting në gjyqësi.

Kjo është konfirmuar në një konferencë për media nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.Por, Haxhiu ka thënë se kërkesat e kësaj proteste duhet të zgjerohen pasi vetëm dorëheqja sipas saj, është e pamjaftueshme.

“Ftojmë qytetarët të angazhohen në dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinaj. Ska kuptim opozita pa ia kërkuar dorëheqjen të dyve. Nuk mund të heshtim përballë kësaj gjendje. Do të jemi të pranishëm në protestën e thirrur sot. Por kërkesat e protestave të zgjerohen, pasi dorëheqja është e pamjaftueshme”, ka thënë Haxhiu, raporton lajmi.net.Ajo ka vlerësuar se letra e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj tregon se çfarë sistemi të dobët të drejtësisë ka Kosova.Haxhiu ka vlerësuar se në Kosovë ka regjim e jo qeverisje.