Walker përshëndet qytetarët e Kosovës në sheshet e kryeqytetit

Ambasadori William Walker ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Me rastin e kësaj feste, Walker po merr pjesë edhe në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës, raporton lajmi.net.

Ai është parë teksa i përshëndet qytetarët e Kosovës.

Theksojmë se sot është hera e parë që parakalon Ushtria e Kosovës.