West Ham United i merr pikë Chelseas

West Ham United është bërë skuadra e parë që i merr pikë Chelsea.

Ndeshja mes West Hamit dhe Chelsea e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Londrës, ka përfunduar barazim 0-0.

Për Chelsea, ky ishte barazimi i parë këtë sezon, pas pesë fitoreve radhazi në pesë ndeshjet e para.

‘Blutë’ e Sarrit për 90 minuta në këtë sfidë ishin skuadër e mirë, duke dalë jo pak herë rrezikshëm para portës së vendasve, por pa arritur të tundin rrjetën.

Me këtë barazim, Chelsea renditet në vendin e tretë dhe numëron 16 pikë, aq sa ka edhe Manchester City i vendit të dytë.