West Hami eliminon Arsenalin nga Kupa e Ligës

West Ham Unitedi e ka eliminuar Arsenalin nga Kupa EFL dhe është kualifikuar në çerekfinale të garës.

West Ham Unitedi të mërkurën në mbrëmje fitoi në “London Stadium” me rezultatin 3:1.

Ben White shënoi autogol në minutën e 16-të, ndërsa vendësit në pjesën e dytë realizuan edhe dy gola tjerë.

Mesfushori ganez Mohammed Kudus në minutën e 50-të dhe sulmuesi anglez, Jarrod Bowen, dhjetë minuta më vonë, i dhanë epërsinë 3:0 skuadrës së West Hamit.

Martin Odegaard ndërkohë në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.