WhatsApp adopton identifikimin pa fjalëkalim në Android

Opsioni i ri i sigurisë ju jep mundësi përdoruesve të përdorin identifikimin përmes fytyrës, shenjës së gishtit ose PIN për tu qasur në llogaritë e tyre.

Përdoruesit e WhatsApp në Android mund ti thënë lamtumirë verifikimit të pasigurtë me SMS. Kompania njoftoi në rrjetin social X se do të lançojë mbështetjen për funksionalitetin pa fjalëkalime passkey për të gjithë përdoruesit Android.

Opsioni i ri i sigurisë ju jep mundësi përdoruesve të përdorin identifikimin përmes fytyrës, shenjës së gishtit ose PIN për tu qasur në llogaritë e tyre.

Passkey është testuar më herët nga WhatsApp në kanalin beta por tashmë po vjen dhe për përdoruesit e zakonshëm të aplikacionit Android.

Me mbështetjen për passkey, përdoruesit nuk kanë nevojë të mbajnë mend një fjalëkalim i cili potencialisht mund të vidhet ose të kompromentohet përmes phishing.

Normalisht nuk do të thotë se 2 miliardë përdoruesit e WhatsApp tashmë janë të mbrojtur nga çdo kërcënim sigurie, por e bën më të lehtë qëndrimin të sigurtë për ta.