Windows 11 debuton më 5 Tetor

Pajisjet e përshtatshme do të marrin të parat përditësimin e më pas Window 11 do të ofrohet në më shumë tregjet në javët që pasojnë.
Microsoft lajmëroi se Windows 11 do të debutojë më 5 Tetor. Sistemi i ri operativ do të jetë i disponueshëm si përditësim falas për kompjuterët Windows 10 ose harduerët e rinj që shiten me Windows 11 të instaluar.

Përditësimi falas në Windows 11 do të fillojë të lançohet më 5 Tetor por si shumë përditësime tjera të Windows në të kaluarën do të ofrohet në disa fazat.

Pajisjet e përshtatshme do të marrin të parat përditësimin e më pas Windows 11 do të ofrohet në më shumë tregjet në javët që pasojnë.

Përdoruesit e Windows 10 do të mësojnë se kur kompjuteri i tyre do të marrë Windows 11 përmes Windows Update ose aplikacionit të dedikuar PC Health Chkeck të Microsoft.

Edhe pse debuton më 5 Tetor, jo të gjitha veçoritë e premtuara do të jenë menjëherë të disponueshme. Microsoft do të sjellë aplikacionet Android në Windows 11 në bashkëpunim me Amazon dhe Intel, por ky funksionalitet do të jetë aty më 5 Tetor.

Me shumë mundësi nuk vjen përpara vitit 2022. Microsoft gjithashtu qartësoi kërkesat e harduerit për Windows 11: procesor 64-bit 1Ghz, 4GB RAM, 64GB memorie dhe çip TPM 1.2.

Nëse kompjuteri juaj nuk është i përshtatshëm për Windows 11, Microsoft do të mbështetë Windows 10-ën deri më 14 Tetor 2025. /PCWorld