Windows 11 Phone Link funksionon me iPhone

Funksionaliteti i cili ka kaluar nëpër disa ndryshime me gjatë viteve, ka funksionuar me telefonët Android që prej 2015-ës.

Microsoft ka ndërmarrë hapat e parë drejt sinkronizimit të iPhone me Windows 11. Kompania njoftoi ditën e Marte se versioni më i fundit eksperimental i Phone Link do të mbështetë iPhone që prej kësaj jave.

Funksionaliteti i cili ka kaluar nëpër disa ndryshime me gjatë viteve, ka funksionuar me telefonët Android që prej 2015-ës.

Versioni i parë për iPhone mund të sinkronizojë vetëm thirrjet, mesazhet dhe kontaktet nga iPhone në Windows 11. Megjithatë ka disa limite: Nuk mund të replikoni mesazhet në grup, apo të dërgoni përmbajtje media në mesazhe.

Ende është një hap i madh përpara për një funksionalitet i cili ka injoruar një numër të madh përdoruesish të iPhone dhe Windows.

Microsoft thotë se Phone Link për iPhone do të ofrohet fillimisht vetëm për një përqindje të vogël përdoruesish Windows Insider. Ndërsa merr feedback, kompania do ta zgjerojë disponueshmërinë.

Opsioni i ri vjen ndërsa aplikacioni Unison i Intel u lançua për të mbështetur thirrjet, mesazhet, njoftimet dhe transferimet e të dhënave mes telefonëve dhe kompjuterëve Intel. Disa aplikacione të palëve të treta si AirDroid kanë ofruar një funksionalitet të ngjashëm prej vitesh. /PCWorld Albanian