Xavi kritikon Barcelonën: Keni rënë në gjumë!

Edhe pse kaloi një jetë aty duke fituar shumë trofe, Xavi-t nuk i mungojnë as kritikat për Barcelonën. Ish-mesfushori legjend blaugranas i dha një “goditje” të fortë katalanasve duke komentuar se ata kanë “rënë në gjumë”, duke i lënë rrugën e lirë dominimit europian të Realit të Madridit.

“Pavarësisht blerjeve të Luis Suarez, Philippe Coutinho-s dhe Osman Dembele-së, momentalisht janë të përgjumur. Ndërsa Reali e ka fitoren në gen”, tha Xavi për “El Penalti”.

“Galaktikët” fituan titullin e tretë të Ligës së Kampionëve të shtunën e kaluar, ndërsa Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë për herë të tretë në katër sezonet e fundit./Ora News