Xhamia në Newport bëhet qendër vaksinimi e koronavirusit

Një xhami në Newport (Njuport) është bërë e para në Uells që kthehet si qendër vaksinimi e koronavirusit.

Ata të cilët nuk kanë marë vaksinën, edhe pse mund të mos jenë në grupet me prioritet, mund të vijnë në Xhaminë Jamia për vaksinim.
Po shpresohet gjitashtu që qendra të ndihmojë në sigurimin e muslimanëve që mund të kenë shqetësime apo mosbesim rreth marrjës së vaksinën anti-Covid.
Shifrat zyrtare tregojnë që njerëzit nga etnitetet pakicë si Afro-amerikanët, Aziatikët dhe pakicat tjera hezitojnë për të marrë vaksinën.
Mjekët lokalë gjithashtu po asistojnë në thyerjen e barrierave të besimit ndaj marrjës së vaksinës.
Karrina Mitchell, një infermiere në qëndren e vaksinave, tha se kjo iu ka mundësuar të kenë efekt pozitiv në komunitet. Përmes qendrës, gjithashtu kanë qenë në gjendje të mbajnë lidhje me disa të pastrehë të cilët janë më të rrezikuar për nga shëndeti.
Ajo tha se kanë arritur të nxisin ata të vaksinohen.
Ka planë për më shumë xhami në të gjithë Uellsin të përdoren si klinika të ngjashme vaksinimi dhe ato do të jenë të hapura për të gjithë. /Mesazhi.com