Xheda, qyteti port i Arabisë Saudite që ka ruajtur rëndësinë e saj gjatë historisë

Qyteti i Xhedas i ngjan një muzeu të hapur me rrugët, xhamitë, shtëpitë dhe bujtinat e saj, ku ruhet struktura historike e Arabisë Saudite dhe që i çon vizitorët e saj në një udhëtim në kohë.

Qyteti i Xhedas, porti i parë i Gadishullit Arabik përballë Detit të Kuq, fitoi rëndësi të madhe sidomos gjatë sundimit të kalifit të tretë islam, Osman bin Affani.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit të Arabisë Saudite, mbishkrimet dhe artefaktet historike të gjetura si rezultat i studimeve arkeologjike tregojnë se Xheda ka qenë i banuar që nga epoka e gurit.

Besohet se Xheda u themelua rreth 3 mijë vjet më parë, kur një grup gjuetarësh që erdhën për të gjuajtur vendosën të qëndronin këtu.

Disa historianë thonë se Xheda u themelua nga fisi arab Beni Kuda’a, i cili u vendos këtu pasi diga Marib në Jemen u shemb në vitin 115 para Krishtit.

Yakut bin Abdullah el-Hamevi në librin e tij “Fjalori i vendeve” (Mu’jem al-Buldan) thotë se Xheda e ka marrë emrin nga Jeddah bin Cerem bin Kuda’a, i cili ishte i njohur në mesin e arabëve para-islamikë të lindur në këtë qytet.

Disa historianë argumentojnë se qyteti e ka marrë emrin e tij nga fjala arabe “Jedde”, që do të thotë “gjyshe” në shqip, pasi është qyteti ku gruaja e profetit Adem, Havvaja u zbrit këtu në tokë dhe u varros, ndërsa emri i qytetit u kthye në “Xhida” nga shqiptimi i popullit me kalimin e kohës.

– Porta për në Mesxhidul-Haram dhe Mesxhid en-Nebevi

Pas ardhjes së Islamit, qyteti i Xhedas bëri zhvillim të madh pasi përmes detit ishte porta për në Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid en-Nebevi.

Rëndësia e qytetit u rrit edhe më shumë pasi kalifi islam, Osman bin Affani, zgjodhi Xhedës si portin kryesor për Mekën.

Gjeografi islamik, Mohammed bin Ahmed al-Maqdisi, e përshkruan këtë qytet historik në librin e tij të famshëm “Aḥsenu’t-taḳasim”:

“Xheda është një qytet i sigurt me rrugë të drejta, shtëpi të ndërtuara në stilin persian, me njerëz të pasur dhe plot tregtarë”, e përshkroi al-Maqdisi qytetin.

Qyteti i Xhedas e ruajti tiparin e saj të të qenit një nga qytetet e rëndësishme të botës islame gjatë periudhës së Umajadëve, Abasidëve, Ejubidëve, Memlukëve dhe Osmanëve.

Xheda, ku u ndërtuan mure për të mbrojtur haxhilerët (pelegrinët) muslimanë nga sulmet portugeze, dëshmoi një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së Memlukëve.

– Zhvillimi i qytetit në bregun e Detit të Kuq

Duke u rritur në rëndësi me kalimin e kohës, qyteti u bë një nga qytetet më të mëdha në Gadishullin Arabik në nivel ekonomik, politik dhe social.

Hapja e Kanalit të Suezit në vitin 1869 dhe ardhja e anijeve me avull shënoi një fillim të ri për Xhedën dhe rrethinat e saj në bregun e Detit të Kuq.

Në vitet në vijim, Xheda filloi të bëhej një destinacion popullor turistik. Interesi për të i rrit pasi autoritetet restauruan rrugët, xhamitë dhe dyqanet e qytetit.

Qyteti historik, i cili është 950 kilometra nga kryeqyteti Riad, 80 kilometra nga Meka dhe 420 kilometra nga Medina, më 21 qershor të vitit 2014 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Për të paraqitur qytetin si një “destinacion turistik global”, vëmendjen e tërheqin punimet e restaurimit dhe rindërtimit të kryera pa dëmtuar trashëgiminë kulturore të qytetit.

– Ndërtesat historike në Xheda

Xheda ndahet në shtatë lagje të vjetra kryesore, ndër to El-Madhlum, El-Jemen, El-Bahr, Er-Ruvejs dhe El-Karantina.

Ndër ndërtesat historike dhe kulturore në Xheda, ka edhe bujtina Al-Hun, Al-Kasba, Ed-Delalin dhe Al-Attarin.

Muret që rrethojnë Xhedën janë gjithashtu një nga strukturat historike të qytetit. Ka disa kulla dhe porta, të cilat u ndërtuan gjatë sundimit të sulltanit Mamluk Kansu Gavri. Edhe pse shumica e strukturave në muret rrethuese janë zhdukur me kalimin e kohës, ato që kanë mbetur në hyrje të qytetit janë restauruar dhe vizitohen nga turistët.

Një nga ndërtesat historike të shquara në qytet është “Shtëpia Nasif”. Pallati historik, i ndërtuar në vitin 1872, pasqyron më qartë stilin arkitektonik të qytetit.

Dyqanet në “Pazarin e Madh” (Es-Suk el-Kebir), të cilat tërheqin vëmendjen me dyert e tyre prej druri të përmasave të ndryshme, tërheqin vëmendjen e madhe të vizitorëve. Në dyqanet në pazarin historik në përgjithësi shiten pëlhura.

Xhamia më e vjetër në qytetin historik është Xhamia Esh-Shafii në lagjen El-Mazlum. Minarja e xhamisë, e cila pret vizitorët e saj me stilin e saj të ndryshëm arkitekturor, besohet se është ndërtuar në shekullin e 13-të.