Xhorxh Soros në Davos sulmon Google dhe Facebook

Xhorxh Soros, pasi ka humbur kontrollin në mediat e financuara prej tij në të gjithë planetin për shkak të zhvillimit të rrjeteve sociale, portaleve dhe veçanërisht zhvillimit të shpejtë të Google dhe Facebook, drejt të cilave janë drejtuar shumica e qytetarëve të globit, i është sulur këtyre dy gjigantëve të komunikimit virtual.

Soros nuk e duron dot që qytetarët e globit të informohen për të vërtetat përmes këtyre dy gjigantëve që nuk janë më nën kontrollin e tij.

Në fjalën e mbajtur në Davos, Xhorxh Soros ka thënë se Google dhe Facebook janë “një kërcënim” dhe ato duhen sulmuar për shkak së po kthehen në monopole të komunikimit.

Soros madje shkon më larg duke deklaruar se “duhen shkatërruar” këto dy monopole.

“Pronarët e gjigantëve të platformës e konsiderojnë veten zotër të universit, por në të vërtetë ata janë skllevër për ruajtjen e pozitës së tyre dominuese. Është vetëm një çështje kohe para se dominimi global i monopoleve të thyhet”, tha Soros.

“Davos është një vend i mirë për të njoftuar se ditët e tyre janë të numëruara. Rregullimi dhe taksimi do të jenë shkatërrimi i tyre dhe Komisioni i Konkurrencës i BE do të jetë armiku i tyre “.

Soros, 87 vjeç, beson se një prej problemeve kritike që shkaktojnë këto rrjete është aftësia e tyre për të ndikuar në mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen, shpesh pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

“Kjo ka pasoja negative në funksionimin e demokracisë, veçanërisht në integritetin e zgjedhjeve”, shtoi ai.