Xiaomi 13 dhe 13 Pro debutojnë globalisht

Të dy janë të pajisur me ekrane OLED 120Hz ku varianti Xiaomi 13 ka madhësi prej 6.3-inç 1080p ndërsa Xiaomi 13 Pro ekran 6.7-inç 1440p LTPO.

Xiaomi 13 dhe 13 Pro debutuan globalisht ditën e Dielë duke filluar me një eveniment në Kongresin Mobil Botëror.

Seritë 13-të të telefonëve u prezantuan për herë të parë në Kinë vitin e kaluar me brendin Leica të kamerave dhe çipin më të fuqishëm mobil Snapdragon 8 Gen 2.

Telefonët do të jenë të disponueshëm në Britani, Evropë dhe pjesë tjera të Azisë.

Duke qenë se specifikat e tyre ishin të njohura që prej Dhjetorit, nuk ka asnjë surprizë. Janë telefonë që qëndrojnë mbi rangun e mesëm por varianti Pro vjen me një sensor kamera 1-inç marrë nga Xiaomi 12S Ultra dhe karikim 120W.

Xiaomi 13 Pro

Ekrani: 6.73-inç LTPO AMOLED 120Hz 522ppi
Procesori: Snapdragon 8 Gen 2
Kamera: 50.3-megapiksel parësore, 50-megapiksel telefoto, 50-megapiksel ultrawide
Sistemi operativ: Android 13
Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac/6e, Bluetooth 5.3, GPS, 5G
Të tjera: Karikim 120W, karikim wireless 50W, karikim wireless i kundërt 10w, certifikim IP68
Përmasat: 162.9 x 74.6 x 8.4 mm or 8.7 mm
Pesha: 210 gram

Xiaomi 13

Ekrani: 6.36-inç AMOLED 120Hz 414ppi
Procesori: Snapdragon 8 Gen 2
Kamera: 50-megapiksel parësore, 10-megapiksel telefoto, 12-megapiksel ultrawide
Sistemi operativ: Android 13
Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac/6e, Bluetooth 5.3, GPS, 5G
Të tjera: Karikim 67W, karikim wireless 50W, karikim wireless i kundërt 10w, certifikim IP68
Përmasat: 152.8 x 71.5 x 8.0 mm or 8.1 mm
Pesha: 185 gram

Të dy janë të pajisur me ekrane OLED 120Hz ku varianti Xiaomi 13 ka madhësi prej 6.3-inç 1080p ndërsa Xiaomi 13 Pro ekran 6.7-inç 1440p LTPO.

Secila prej pajisjeve vjen me certifikimin IP68 të mbrojtjes nga uji dhe pluhuri dhe mbështet teknologji karikimi deri në 50W. Xiaomi 13 fillon nga 999 euro ndërsa Xiaomi 13 Pro nga 1299 euro.

Do të jenë në shitje nga data 8 Mars. /PCWorld Albanian