Xiaomi demonstron teknologjinë e karikimit 300W

Nga videoja mund të shikoni sesi bateria e smartfonit arrin 20 përqind në më pak se një minutë, në 50 përqind pas 2 minutash dhe 12 sekondash dhe 100 përqind pa arritur 5 minuta të plota.

Në Tetor të vitit të kaluar, pamë Xiaomi të lançojë teknologjinë 210W të karikimit të shpejtë në brendin Redmi dhe që u tejkalua nga Realme me një version 240W që është pjesë e familjes Oppo dhe OnePlus.

Në javën e Kongresit Mobil Botëror, Xiaomi u përgjigj me një demo 300W që ul më tutje kohën e nevojshme për karikim në vetëm 5 minuta.

Xiaomi shtoi se karikuesi 300W ka të njëjtën madhësi si karikuesi 210W falë një dizajni më të mirë modular.

Gjatë demos u shfaq një Redmi Note 12 Pro+ me bateri 4100mAh, pak më e vogël se bateria 4300 mAh e Redmi Note 12 Discovery Edition me të cilin u demonstrua teknologjia 210W.

Nga videoja mund të shikoni sesi bateria e smartfonit arrin 20 përqind në më pak se një minutë, në 50 përqind pas 2 minutash dhe 12 sekondash dhe 100 përqind pa arritur 5 minuta të plota.

Matësi i energjisë regjistroi karikimin 290W ndërsa për 2 minuta rresht arriti të mbante energjinë 280W. Kompania tha se bateria ka qeliza të fuqishme 15C krahasuar me qelizat 10C të Discovery Edition dhe ka në përbërje disa materiale prej karboni dhe grafiti duke reduktuar trashësinë e elektrodave me 35 përqind.

Lajmi i sotëm nga Xiaomi ka vendosur një rekord të ri për industrinë mobile edhe pse kompania nuk përmendi nëse teknologjia 300W do të prodhohet në masë. /PCWorld Albanian