Xiaomi patenton një lloj të ri të kamerës selfie

Kamera kryesore e telefonit inteligjent mund të paloset dhe rrotullohet automatikisht.

Prodhuesi i telefonave inteligjent Xiaomi ka aplikuar për një patentë për një lloj të ri të aparatit fotografik.

Avantazhi i kamerave të tilla është se ato mundësojnë një ekran të vazhdueshme që nuk ka një vrimë të shpuar ose të hapur.

Me zgjidhjen e re të Xiaomi, kamera e tërhequr tani mund të rrotullohet gjithashtu, transmeton Telegrafi.

Sipas LetsGoDigital, patenta u paraqit në fund të vitit 2019. Dokumentet tani janë botuar. Skicat tregojnë se ekrani zë pothuajse të gjithë sipërfaqen e telefonit inteligjent.