Ylli i Kosovës pjesë e formacionit më të mirë të Ligës D në Ligën e Kombeve

Benjamin Kololli është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit të parë në Ligën D në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që me sukses të lartë të paraqitet në Ligën D të Ligës së Kombeve, ku ka arritur të fitojë grupin 3, me katër fitore dhe dy barazime.Me paraqitje të larta te Kosova gjatë kësaj kampanje është dalluar Benjamin Kololli.

Anëtari i Zurich është përfshirë në formacionin e sezonit në Ligën D.Pjesë e këtij formacioni është edhe Henryk Mkhitaryan i Arsenalit.