YouTube lançon një seksion For You për kanalet

Llogaria e mbështetjes në X e kompanisë tha se opsioni do të bëhet i disponueshëm nga data 20 Nëntor.

YouTube ka vendosur të shtojë një seksion të ri For You në kanalet e krijuesve.

Funksionaliteti i ngjashëm me TikTok do të jetë i personalizuar për secilin vizitor duke rekomanduar përmbajtje nga kanali bazuar në historikun e videove që ka parë secili.

Llogaria e mbështetjes në X e kompanisë tha se opsioni do të bëhet i disponueshëm nga data 20 Nëntor. Krijuesit mund të përgatiten për seksionin For You duke konfirmuar opsionet e tyre përpara debutimit.

Disponueshmëria e opsionit mund të menaxhohet në YouTube Studio e më pas përzgjedhur Customization > Layout. Krijuesit mund të zgjedhin nëse duan të shfaqin video me gjatësi të plotë shorts apo transmetime live.

Kompania e ka testuar tashmë funksionalitetin që prej muajit Maj.