YouTube teston një version 1080p Premium me pagesë

Bazuar në disa komente në Reddit, shikuesit kanë gjetur se versioni standard 1080p është më i dobët në cilësi.

Disa shikues të YouTube kanë raportuar se kanë parë një opsion të ri për cilësinë e videove. Përveç opsionin 1080p bazik, kanë vënë re një opsion tjetër 1080p Premium me një shënim poshtë që thotë “Enhanced Bitrate.”

Sipas The Verge uebsajti është duke testuar një cilësi të re videoje që është e disponueshme vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish YouTube Premium.

Versioni 1080p Enhanced Bitrate ofron më shumë përmbajtje për piksel duke rezultuar në shikueshmëri me cilësi më të lartë. Gjithashtu nuk pret të ndryshojë cilësia e rezolucionit standard 1080p.

Bazuar në disa komente në Reddit, shikuesit kanë gjetur se versioni standard 1080p është më i dobët në cilësi.

Normalisht përdoruesit mund të kalojnë në rezolucionin 4K me video më cilësore dhe më të mprehta, por do të konsumojnë më shumë nga pakoja e internetit.

Versioni Premium 1080p aktualisht është vetëm një testim dhe nuk dihet nëse YouTube do ta lançojë apo jo. Vetëm përdoruesit me pagesë do të mund ta aksesojnë. Kujtojmë se një abonim me pagesë kushton 12 dollarë në muaj për llogarinë individuale dhe 23 dollarë në muaj për një plan familjar. /PCWorld Albanian