YouTuberi më popullor në botë zbulon shumën që fitoi nga postimi i një videoje në X

YouTuberi më popullor në botë, MrBeast, zbuloi se kishte fituar 250 mijë dollarë vetëm duke postuar një video në X.

Në të kaluarën ai ishte shprehur se nuk ja vlen të postohet në sajtin e medias sociale duke qenë se krijuesit marrin vetëm një përqindje të vogël të të ardhurave të reklamimit.

Por javën e kaluar ai postoi një video të vjetër e cila ka gjenetuar 115 milionë shikime. Më herët ai ishte shprehur se edhe sikur një video të merrte miliarda shikime, nuk ja vlen të postohet në X.

MrBeast, emri i të cilit është Jimmy Donaldson, konsiderohet si një prej influencerëve më të famshëm në internet. Në Nëntor të 2022, Forbes llogariti se MrBeast fiton 54 milionë dollarë në vit nga kanali i tij YouTube.

Sot ka 233 milionë ndjekës ndërsa është shprehur se videot e tij kushtojnë miliona dollarë për tu bërë.

Ai postoi një screenshot të të ardhurave prej 263,655 dollarë të gjeneruara nga 156.7 milionë shikime ose rreth 1.68 dollarë për 1000 shikime.