Zakonet e përditshme që ju shkatërrojnë thonjtë

Thonjtë e fortë e të shëndetshëm janë tregues të shëndetit të mirë, por nuk kanë të pakta rastet kur ato dëmtohen.

Përdorimi i makinyrit

Megjithëse mund të duhet një proces i padëmshëm lënia e manikyrit për një kohë të gjatë në thonj mund t’i dëmtojë ata.
Kjo për shkaks e nuk marrin ajër dhe janë gjatë gjithë kohës nën kontakt me kimikatet e manikyrit.
Nëse shikoni që po marrin ngjyrë të verdhë e ju thyhen shpejt, hiqni dorë për disa kohë nga rregullimi i tyre me manikyr apo materiale të ngjashme.

Mos larja

Tashmë këshilla e larjes së duarve disa herë në ditë është një rutinë thuajse e detyruar.
Megjithatë shpesh njerëzit nuk i lajnë në mënyrën e duhur, duke përjashtur thonjtë nga ky proces.
Është e rëndësishme të fërokni dhe lani mirë edhe thonjtë kur lani duart në mënyrë që të largoni të gjithë bakteret që mund të jenë mbledhur nën to.

Keqtrajtimi

I keni parasysh të gjitha momentet kur keni përdorur thonjtë për te hapur një kanaçe, për të kapur sende të forta apo procese të tilla të ngjashme?!
Të gjitha së bashku dëmtojnë dhe dobësojnë thellësisht thonjtë tuaj, ndaj ju këshillojmë të ndaloni.

Larja e enëve

Padyshim që është një proces i domosdoshëm, por teksa lani enët kujdesuni q ëtë mbroni edhe thonjtë.Kimikatet e ilaçit të enëve dhe qëndrimi i gjatë në ujë do t’i bëjë më të brishtë dhe të dëmtuar ata.Ndaj para se të nisni këtë process vendosni gjithnjë një palë doreza llastiku.

Pastrimi pa doreza

Sërish ekspertët e vënë theksin tek dorezat sidomos kur bëhet fjalë për kontaktin e duarve drejtpërdrejtë me kimikatet.Ato jo vetëm jo dëmtojnë thonjtë, por edhe lëkurën rreth tyre, kështu sa herë që të pastroni shtëpinë përdorni doreza.

I ftohti në dimër

I ftohti i acartë dhe ajri i thatë ka tendencën t’i dobsojë thonjtë tuaj, ndaj mbajini sa më të hidratuara dhe të mbrojtura me doreza leshi.

Më shumë perime
E sigurisht në këtë listë nuk mund të linim pa përmendur mundësën e mundëshme të vitaminave.
Nëse keni mungesa në trup, thonjtë janë të parët që dëmtohen e bëhet të brishtë.
Ndaj kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime në mënyrë që të qëndroni të hidratuar e të shëndetshëm.